Trembet Manchester United. Mino Raiola në lëvizje për të transferuar Pogba

6 Gusht, 2018 805 Pa Komente

Kur vihet në lëvizje Mino Raiola, me siguri ndodh diçka e madhe. Kështu shkruan El Mundo Deportivo, që i referohet vizitës së menaxherit të famshëm italian në Manchester, me qëllim për t’u paraqitur drejtuesve të “Djajve të Kuq” një megaofertë nga Barcelona për Paul Pogba.

Dihet tashmë prej kohësh që francezi dëshiron largimin nga United për shkak të marrëdhënieve te tendosura me Jose Mourinho. Nuk është sekret as dëshira e madhe e Valverde për ta patur nën urdhrat e tij kampionin e botës, apo ideja e vetë mesfushorit për t’u rikthyer tek Juventus në Serinë A.

Pikërisht në aksin Angli-Spanjë-Itali, apo më saktësisht United-Barcelona-Juve vëmendja në këto ditë në nxehta gushti, por edhe merkatoje duhet të jetë e madhe. Në fakt, janë vetëm tri ditë, sepse të enjten më 9 gusht mbyllet merkatoja në hyrje në Premier League.

Barcelona, sikurse e zbulojnë nga Spanja, ofron 112 milionë euro dhe përfshirjen në bisedime të kartonit të Yerry Mina, mbrojtësit që i pëlqen jo pak Mourinho, si dhe të Andre Gomes, që pavarësisht talentit të tij e ka patur të pamundur të spikaste te “bluagranat”. A do të mjaftojë kjo ofertë për të bindur Manchester United që të lërë Pogba t’i bashkohet Barçës?

Në Spanjë mendojnë se kjo marrëveshje do të mbyllet me sukses, por nuk duhet nënvlerësuar Juventusi dhe as PSG. Oferta e bardhezinjve do të ishte pak a shumë e njëjtë me kartonin e Miralem Pjanic që do të përdorej se karrem për rikthyer francezin.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast