ramires

Tare ka gjetur zëvendësuesin e Milinkovic Savic

7 Gusht, 2018 442 Pa Komente

Duket se drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare ka gjetur zëvendësuesin e serbit Milinkovic Savic. Ai është braziliani Ramirez i  cili aktualisht është nën kontratë me klubin kinez të Jiangsu dhe më parë ka luajtur për Chelsea. Janë agjentet e brazilianit të cilët ia kanë ofruar mesfushorin skuadrës italiane.

600-x-100-Jo-boteror-kliko-ktu-per-sallonin-me-te-afert

Ramires aktualisht është i pezulluar nga klubi kinez pasi ai nuk pranoi që të ulte pagën e tij që arrinte deri në 13 milionë euro në sezon. Ndeshjen e fundit zyrtare për skuadrën kineze Ramires e ka zhvilluar në Tetor të vitit të kaluar.

Nëse ky transferim do të realizohet, për klubin kinez Lazio do të transferojë 3 milionë euro ndërsa për mesfushorin paga do të jetë shumë herë më e ulët se sa ajo që përfiton nga Jiangsu. Ramires është gati që të pranojë kushtet e Tare pasi dëshiron të rikthehet në Europë.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast