perez - modric

Shtyhet takimi Perez-Modric. Të Premten vendoset gjithçka

9 Gusht, 2018 132 Pa Komente

Të paktën edhe 24 orë pritje për Inter. Do të jetë e premtja dita vendimtare për të ardhmen e Luka Modric. Pikërisht më 10 gusht do të zhvillohet edhe takimi i shumëpritur mes presidentit të Real Madrid dhe mesfushorit kroat, i cili do të kërkojë largimin nga skuadra ku fitoi tre Champions radhazi (katër në total), për të nisur një epokë të re në karrierën e tij, pikërisht tek Inter në Serinë A.

600-x-100-Jo-boteror-kliko-ktu-per-sallonin-me-te-afert

Real vazhdon të rezistojë dhe është gati t’i ofrojë një pagë 12 milionë euro në sezon, por Modric tashmë nuk dëshiron të bëjë prapakthehu.

Gjithçka do të vendoset në këtë takim kokë më kokë, president-lojtar. Perez u shfaq i prerë pak ditë më parë kur u shpreh: “E vetmja mundësi që Modric të braktisë Realin është që dikush të paguajë 750 milionë euro). Edhe zëvendëspresidenti Sanzhez ia ka bërë të qartë mesfushorit se klubi nuk ka plan të privohet nga shërbimet e tij. Por Modric këmbëngul që të largohet, pasi Inter i ofron kontratë katërvjeçare me 10 milionë euro në sezon dhe më pas mbylljen e karrierës në Kinë me një tjetër kontratë “faraonike”. Te premten do t’u jepet fund të gjitha spekulimeve.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast