Shkëndija nuk dorëzohet. “Kundër Salzburg do të japim maksimumin”

8 Gusht, 2018 180 Pa Komente

Si përpara çdo sfide gjatë këtij edicioni në Champions League trajneri i Shkëndijës Qatip Osmani dhe kapiteni Armend Alimi u shfaqën në konferencën për shtyp përballë mediave këtë herë për të folur për sfidën e parë të turit të tretë nga gjigandëve austriakë të Reb Bull Salzburg, takim që Shkëndija do ta luajë në transfertë. Edhe pse shorti nuk u tregua shumë bujar me kuqezinjtë tetovarë dhe tashmë Shkëndija duhet të masë forcat me një skuadër që sezonin e kaluar ishte gjysmëfinaliste e Europa League, trajneri Osmani nuk dorëzohet përpara kohe teksa ëndërron mrekullinë.

“Jemi të lumtur që jemi këtu për tu përballur me një skuadër të madhe si Red Bull Salzburg. Bëhet fjalë për një kundërshtar të fortë, skuadër shumë cilësore që sigurisht do të na vendosë para një detyre të vështirë. I kemi analizuar mirë dhe jemi të vetëdijshëm për atë që na pret. Por kjo nuk do të thotë se do të dorëzohemi para kohe. Përkundrazi, jemi këtu për të provuar të bëjmë më të mirën nga vetja, të luajmë kompakt si skuadër me një disiplinë të theksuar në zbatimin e detyrave taktike, të amortizojmë sulmet e kundërshtarit dhe natyrisht të shfrytëzojmë çdo mundësi që do na jepet para portës kundërshtare”, deklaroi trajneri Qatip Osmani.

Edhe kapiteni Armend Alimi përcjell besim te kuqezinjtë edhe pse tregohet i matur kur flet për forcën e Salzburgut.

“Kemi arritur në xhiron e tretë të Champions League dhe kjo është meritë e skuadrës. Normal nuk mendojmë të ndalemi këtu. Jemi të gatshëm të japim gjithçka nga vetja në këtë ndeshje të re europiane përballë një rivali të madh. Po, kundërshtari është favorit në bazë të ekipit, buxhetit dhe përvojës, mirëpo kur të fillojë ndeshja do të jemi 11-të kundër 11-të dhe atëherë mund të vendos motivimi dhe ne jemi të gatshëm të japim më shumë se 100% nga mundësitë tona. Mendoj se ne nuk kemi çka të humbasim në këtë duel, por vetëm të fitojmë. Do të mundohemi të bëjmë më të mirën ndërsa pas ndeshjes do të shohim nëse kjo do të mjaftojë për rezultat pozitiv”, u shpreh kapiteni Armend Alimi.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast