kroati

Rusi 2018. Sot 2 çerekfinalet e fundit. Suedi vs Angli dhe Rusi vs Kroaci

7 Korrik, 2018 223 Pa Komente

Luhen sot dy çerekfinalet e fundit të Botërorit, që do të kompletojnë mozaikun e skuadrave që do të përballen në gjysmëfinale. Me Uruguain dhe Brazilin, që u eliminuan respektivisht nga Franca dhe Belgjika, në garë kanë mbetur vetëm skuadra nga Kontinenti i Vjetër, pra është e sigurt që Kupa e Botës do të mbetet në Europë.

Suedia surprizë e këtij edicioni përballet në orën 16:00 me Anglinë, që theu mallkimin e penalltive përballë Kolumbisë. “Tre Luanët” shihen si favoritë për t’u kualifikuar në gjysmëfinale, por pa Ibrahimoviçin nordikët janë paraqitur si një skuadër kompakte, që ka pësuar vetëm dy gola nga Gjermania.

suediezi

Tabloja do të plotësohet në mbrëmje me sfidën Rusi-Kroaci, që do të zhvillohet në orën 20:00, në Sochi. Dy skuadra të kualifikuara falë penalltive. Pasi ktheu në shtëpi Spanjën, përfaqësuesja e vendit organizator të Kupës së Botës kërkon një tjetër mrekulli, megjithatë kroatët janë një skuadër më cilësore dhe më e fortë, edhe pse në ndeshjen e fundit nuk arriti të shfaqte potencialin e vërtetë. Dzogaev dhe Zhirkov janë në dyshim te Rusia për atsye dëmtimi, ndërsa në krahun tjetër Dalic mund të mos ketë në dispozicion Dalic, që gjithashtu vuan nga një dëmtim muskulor. Interesant është fakti që Kroacia nuk është mundur asnjëherë përballë Rusisë në të trija përplasjet e regjistruara deri tani në të gjitha kompeticionet.

320-x-90