rebic

Nëse Rebic shitet, përfituesi më i madh është Fiorentina

9 Gusht, 2018 306 Pa Komente

Një ndër lojtarët më të mirë të Kroacisë në Kampionatin Botëror Rusi 2018, Ante Rebic lakmohet nga shumë skuadra të mëdha. Deri më tani asgjë konkrete por mediat europiane shkruajnë për interesim nga klubet e Premier League dhe të La liga. 24 vjeçari vazhdon stërvitjen me skuadrën e tij Eintracht Frankfurt dhe ka pranuar se ka interesim nga shumë skuadra por ende nuk është vendosur asgjë.

 

600-x-100-Jo-boteror-kliko-ktu-per-sallonin-me-te-afert

 

Kicker në Gjermani raporton se nëse Rebic shitet në një skuadër të madhe, përfituesi më i madh doi të jetë skuadra e Fiorentinës e cila zotëron 50% të kartonit të kroatit. Kjo pasi Rebic ishte i huazuar për 2 sezone nga skuadra italiane te ajo e Frankfurt. Vetëm pak ditë përpara fillimit të Rusi 2018 skuadra gjermane shfrytëzoi opsionin për ta blerë dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2021.

Por klubi italian nuk ia dha të gjithë të drejtat pasi 50% të shumës në rast se Rebic do të shitet do ti përfitojë ajo.

Një ide e shkëlqyer nga drejtuesit e Fiorentinës pasi Rebic aktualisht vlerësohet 30 – 35 milionë Euro.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast