Manchester United nuk e shkarkon dot Mourinho. Dëmshpërblimi është tepër i madh

9 Gusht, 2018 187 Pa Komente

Manchester United do të jetë i detyruar t’i paguajë 12 milionë Stërlina dëmshpërblim trajnerit Jose Mourinho nëse e shkarkojnë nga puna këtë sezon. Marrëdhëniet mes portugezit dhe drejtuesve të klubit kanë qenë shumë të tensionuara këtë prag sezoni për shkak të debateve mbi transferimet e munguara.

Mourinho ka edhe dy vite kontratë me United dhe nëse ndodh pushimi nga puna atëherë ai do të përfitonte të plotë rrogën e një sezoni, që shkon në 12 milionë stërlina. Normalisht do të përfitonte rrogën e të dy viteve, por klubi ka vendosur një klauzolë në kontratë për të mos e pësuar si në të shkuarën.

Një burim brenda klubit tha se çështja ishte ngritur për herë të parë për diskutim kur u vendos për dëmshpërblimin që do t’i paguhej ish-trajnerit Louis Van Gaal kur u largua nga skuadra. Drejtuesit nuk duan që kjo të përsëritet sidomos duke llogaritur që rroga e Mourinho është shumë herë më e madhe se e holandezit. Van Gaal i mori klubit deri në qindarkën e fundit, ndërsa me Mou janë vendosur disa kufizime në kontratë.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast

Sipas “The Sun”, United mund të zgjasë edhe më një vit kontratën e trajnerit nëse do të kërkojë që bashkëpunimi të vazhdojë, por nëse ai ndërpritet këtë sezon, portugezi do të përfitojë vetëm rrogën e një viti.

Mourinho mendohet se është trajneri më i paguar në Premier League, bashkë me rivalin e tij te Manchester City, Pep Guardiola. Ai është një prej përfituesve më të mëdhenj të dëmshpërblimeve pas shkarkimit nga puna, pasi deri tani mendohet të ketë grumbulluar plot 35 milionë paund nga skuadrat që e kanë pushuar më parë.