Chelsea sulm në orët e fundit të merkatos. 2 mesfushorë dhe Kepa

8 Gusht, 2018 388 Pa Komente

Merkatoja në Premier League është në orët e saj të fundit dhe për këtë arsye drejtuesit e Chelseat po nxitojnë të kënaqin dëshirat e trajnerit Maurizio Sarri për të përforcuar skuadrën. Kështu pasditen e sotme është arritur marrëveshja për të huazuar mesfushorin kroat të Real Madrid, Matteo Kovaçiç, i cili pritet të mbërrijë nesër në Londër, për të mbyllur përfundimisht marrëveshjen.

Gjithashtu mediat angleze raportojnë se blutë e Londrës janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes edhe për të marrë nga Lyon shërbimet e fantazistit francez, Nabil Fekir. Për 25 vjeçarin Chelsea ka ofruar 50 milionë euro. Paralelisht me to, te Chelsea ka edhe një çështje “Courtois”, me portierin belg që për të dytën ditë radhazi nuk u stërvit me skuadrën, pasi kërkon largimin drejt Real Madrid.

Drejtuesit londinezë janë futur menjëherë në punë për të gjetur zëvendësuesin, në rast largimi të belgut dhe duket se portieri i ardhshëm do të vijë nga Spanja.

Bëhet fjalë për talentin e Athletic Bilbao, Kepa, i cili ka paguar klauzolën prej 80 milionë euro dhe tashmë është i lirë për t’iu bashkuar londinezëve.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast