Virgil van Dijk: “Ja kush është qendërmbrojtësi më i mirë në Botë”

19 Nëntor, 2018 20 Pa Komente

Virgil Van Dijk nuk e sheh Sergio Ramos si mbrojtësin më të mire në botë. Lojtari i Liverpool, në një intervistë të dhënë për mediat holandeze, e ka cilësuar kapitenin e Real Madrid si një futbollist i cili duhet respektuar për atë çka ka arritur, por, sipas tij, Ramos nuk është mbrojtësi më i mirë, teksa vlerëson maksimalisht një tjetër lojtar të “Los Blancos”, Rafael Varane.

“Ramos nuk është qendërmbrojtësi më i mirë në botë. Sigurisht unë e respketoj atë për atë çfarë ka arritur të fitojë me skaudrën e tij, por ky është mendimi im për të. Unë preferoj më tepër Varane, i cili është një mbrojtës i mire e ka fituar shumë trofe, dhe pse është i ri në moshë.”

Van Dijk, i cili po kalon një formë të shkëlqyer fizike, nuk e harron dot momentin kur Salah u dëmtua në finalen e Champions League, dëmtim që erdhi pikërisht prej Sergio Ramosit, por, që sipas tij nuk ishte e qëllimshme.

“Mendoj që ndërhyrja ndaj Salah nuk ishte e qëllimshme, por ishte një moment që favorizoi jo pak Realin. I rikthehem shpesh asaj ditë dhe sigurisht që më vjen keq për atë finale të humbur, por i tillë është futbolli. Sidoqoftë, Liverpooli është një skuadër e madhe dhe sërish do të synojmë të arrijmë finalen e Ligës së Kampionëve.