Vetëm 1 Ditë përpara startit të Rusi 2018, Spanja Emëron Trajner Legjendën e Real Madrid

13 Qershor, 2018 420 Pa Komente

Vetëm pak orë pasi shkarkoi Julen Lopeteguin, Federata Spanjolle e Futbollit ka emëruar trajner të “La Roja-s” për Botërorin Fernando Hierron, ish-mbrojtësin e Realit të Madridit, që ishte pjesë e stafit të përfaqësueses iberike në “Rusi 2018”. Hierro mbante detyrën e drejtorit sportiv në federatë, ndërsa më parë ka qenë ndihmës i Ancelottit te Reali si dhe trajner i Oviedos.

Hierro do të ketë vetëm disa ditë kohë për të përgatitur skuadrën për ndeshjen e parë në grup me Portugalinë, që do të zhvillohet ditën e shtunë, në orën 20:00.

Për tu njohur me koeficientët më të lartë në treg dhe për të Luajtur Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Në konferencën për shtyp të paradites së sotme, zyrtarët e Federatës Spanjolle të Futbollit shprehën zhgënjimin e tyre në lidhje me sjelljen e Lopeteguit, që vetëm pak ditë më parë kishte rinovuar kontratën e tij në stolin e Spanjës.

“Jemi të detyruar të njoftojmë shkarkimin e Julen Lopeteguit, vetëm një ditë para startit zyrtar të Botërorit. Natyrisht që kjo nuk na shërben aspak, por ishim të detyruar të bëjmë këtë hap, pasi sjellja e Julen nuk ishte aspak në përputhje me vlerat dhe parimet e punës së Federatës Spanjolle të Futbollit.”