Ultimatum për Dembele. “Ndrysho ose…”

20 Nëntor, 2018 48 Pa Komente

Duket se deri më tani aventura e Dembeles te Barcelona ka qenë një tmerr i vërtetë. Lojtari që në fillim u dëmtua, ndërsa më pas nuk po arrinte të gjente hapësira për të zënë një vend titullari pavarësisht se u ble për 150 milionë euro nga skuadra katalanase.

Tashmë lojtari francez nuk u grumbullua në ndeshjen që Barcelona zhvilloi përballë Betisit, dhe më saktë ka marrë edhe një ultimatum: Ose duhet të ndryshojë qëndrim, ose do të përjashtohet nga kontigjeni për ndeshjet e ardhshme. Dembele deri në këto momente jo vetëm që nuk i ka përmbushur pritshmëritë, por është shndërruar një problem më shumë me qëndrimet e tij aspak korrekte.