U ble me bujë nga Barcelona, tani kërkon largimin sa më shpejt

31 Tetor, 2018 84 Pa Komente

Malcolm Oliveira ende nuk hyn në planet e Ernesto Valverde, megjithëse gjithçka tregon se do të luajë në Kupë kundër Cultural Leonese sot. Sulmuesi brazilian, i ardhur këtë verë nga Bordeaux në këmbim të 41 milionë eurove, por që deri më tani nuk ka shfaqur asgjë te blaugranat.

Lojtari e kupton situatën dhe kohët e fundit, pas kthimit nga grumbullimi që kishte me Brazilin, kërkoi që të fliste me trajnerin për të parë se çfarë mund të përmirësonte në mënyrë që të fitonte minuta.

Valverde u përgjigj se ai ishte duke u trajnuar mirë, se sjellja e tij ishte profesionale dhe nuk kishte asgjë për ta qortuar. Thjesht, para tij, ai mendonte se ka opsione të tjera më të vlefshme. Para përgjigjes së teknikut, Malcolm ishte i qartë. Por, nëse ai nuk mund të luajë te Barcelona, ai mund të largohet në janar që të marrë disa minuta që nuk ka mundësi t’i marrë te Barcelona.

Malcolm është i lumtur te Barça, sepse ka fituar dhe thirrjen nga kombëtarja, një ëndërr për të gjithë brazilianët. Megjithatë, ai u ble duke parë parasysh cilësitë dhe moshën e tij. Vetëm 21 vjeç, por që tani kërkon minuta në lojë për të rritur performancën e tij. Ka vetëm 25 minuta zyrtare, për më tepër është përfshirë në 6 nga 14 ndeshje, që do të thotë se janë shumë pak për një lojtar të tillë. Mirëpo, Valverde në pozicionin e Malcolm ka elemntë si Dembele, Coutinho madje dhe Munir El Haddadi, të cilët duket se janë më cilësorë se braziliani.

Por, gjatë javëve të fundit ka disa ekipe që kanë kërkuar Malcolm, megjithatë, Barcelona mund ta lëshojë vetëm për 180 milion euro sipas klauzolës që ka në kontratën që i skadon në qershor të vitit 2023. Inter, Arsenal apo Tottenham janë disa nga klubet e interesuar për brazilianin