Tragjedia e Leicester. Konfirmohem viktimat e aksidentit

29 Tetor, 2018 237 Pa Komente

Pronari i klubit anglez të futbollit, Vichai Srivaddhanaprabha, humbi jetën bashkë me 4 persona të tjerë pas rrëzimit të helikopterit në ambientet e jashtme të “King Power Stadium”. Shtypi britanik ka zbuluar identitetin e personave që e shoqëronin në bordin e helikopterit që shkrumbua nga flakët pas përplasjes.

Eric Swaffer (53 vjeç): Pilot i helikopterit dhe sipas dëshmitarëve të ngjarjes një hero në këtë histori. Nëse nuk do ta kishte drejtuar helikopterin në ambientet e jashtë stadiumit, pasi ndodhi problemi teknik, numri i viktimave do të ishte shumë më i madh, pasi tifozë të shumtë ende po largoheshin nga impianti. Swafer ishte një pilot veteran, që më parë kishte shërbyer edhe në Familjen Mbretërore.

Izabela Roza Lechowicz (46 vjeçe): Pilotja e dytë dhe njëkohësisht partnerja e Swaffer. Kishin nisur të punonin bashkë duke udhëtuar në të gjithë botën dhe thoshin gjithmonë se ishin me pushime të përhershme. Origjina e saj ishte polake dhe amabasada e vendit të saj në një qëndrim zyrtar shkruante se ishte një pilote e mrekullueshme. Ka qenë finaliste e “Polka100”, dhe është përfshirë në listën e “grave të jazhtëzakonshme që frymëzojnë komunitetin polak në Britaninë e Bashkuar”.

Nusara Suknamai (33 vjeçe): Mikeshë dhe anëtare e stafit të Srivaddhanaprabha. Në Miss Universe Thailand në vitin 2005 doli e dyta si dhe mori çmimin e Miss Fotozhenisë. Ndiqte gjithmonë ndeshjet e Leicesterit dhe ishte shumë aktivive në rrjetet sociale, duke publikuar fotot me emra të rëndësishëm të skuadrës si Vardy, Schmeichel…

Kaveporn Punpare: Krahu i djathtë i Srivaddhanaprabha. Ka pak të dhëna për të. Dihet vetëm që ka punuar për presidentin, i cili e thëriste me nofkën “Golf”. Në profilin e tij në Facebook shkruante se jetonte në Bankok, kryeqytetin e Tajlandës.