Tevez: “Ju tregoj ndryshimin ndërmjet Messi dhe Ronaldo”

12 Shtator, 2018 133 Pa Komente

Carlos Tevez ka luajtur dy sezone mjaft intensive me fanellën e Juventusin, duke fituar dy tituj kampion të Serisë A. Hyri në zemrat e tifozëve bardhezi, që tani janë të çmendur pas Cristiano Ronaldos. Sulmuesi argjentinas shpjegon diferencën mes Ronaldos dhe Messit, duke nxjerrë në pah përparësitë e tyre. Me “Pleshtin” ka qenë shok skuadre në përfaqësuese, ndërsa me luzitanin te Manchester United.

600-x-100-Jo-boteror-kliko-ktu-per-sallonin-me-te-afert

“Nuk e kam parë kurrë Messin në palestër apo të bëjë ushtrime teknike. Ajo që bën ai është gjithçka natyrale. Sigurisht që në goditjet e 11-metërshave është stërvitur. Tani i dërgon të gjitha në cep.”

Shumë më i ndryshëm karakteri i Cristiano Ronaldos, sipas Apashit.

“Ronaldo, nga ana tjetër, shkon gjithnjë në palestër pas stërvitjes. Ai e ka fiksim të jetë më i miri në gjithçka. Mbërrin gjithmonë para kohe në stërvitje. Kur stërvitja ishte lënë në orën 9 të mëngjesit, unë mbërrija në 8 dhe e gjeja aty, sepse kishte ardhur që në 7:30. Pyesja veten: si mund t’ia hedh këij tipi? Një ditë shkova në 6, por prapë e gjeta aty.”

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast