Telashet e PSG në favor të Real Madrid. Perez gati të bëjë ‘çmendurinë’

15 Nëntor, 2018 231 Pa Komente

Paris Saint-Germain mund të detyrohet të shesë njërin nga dushja Mbappe-Neymar për të rregulluar bilancin në “Fair Play Financiar”. Por e përditshmja spanjolle “AS” raporton se Real Madrid është hedhur në sulm për të përfituar nga kjo situatë delikate e PSG-së që tashmë po hetohet nga UEFA, shkruan

Nëse Perez zgjedh të transferojë Neymar atëherë do duhet të derdhë në arkat e PSG-së shumën e çmendur me vlerë rreth 300 milionë euro. Sulmuesi brazilian, Neymar, besohet të ketë më shumë gjasa të largohet nga parisianët ndërsa Mbappe pritet të qëndrojë.

Megjithatë, konkurrenca për dyshen e sulmit është e madhe dhe Mbretërit nuk do ta kenë aspak të lehtë transferimin e tij. Por kohët e fundit Neymar është përfolur edhe me një rikthim të tij në “Camp Nou”, ku asnjëherë nuk e ka fshehur dëshirën për të veshur sërish fanellën e Barcelonës.