Statistikat e derbit Tirana – Partizani. Miqtë janë superiorë

28 Shtator, 2018 178 Pa Komente

Askush nuk e kishte menduar që ajo ndeshje e marsit të vitit 1947, e fituar 4-2 nga Partizani, do të shndërrohej në takimin e zemrës për shqiptarët. Në sfidën kur ngjyrat bardheblu dhe ajo e kuqe, do të merrnin më shumë kuptim, në një histori tipike dashurie shqiptare, e ndërthurur me një ndjenjë të shëndetshme rivaliteti, ku në fund fitonte gjithmonë spektakli.

Një derbi i lindur aty mes tribunave, ku ushqeheshin bashkërisht dhe pa diferenca dashuritë për Tiranën dhe Partizanin; Një sfidë që ndante për 90 minuta, por që bashkonte gjithmonë për hir të futbollit.

Partizani ka numrin më të madh të fitoreve në derbi, me plot 60 takime në total, kundrejt 47 të Tiranës, ndërsa 41 sfida të tjera kanë përfunduar pa fitues. Fitoren më të thellë, të kuqtë e kanë regjistruar në vitin 1947, kur mposhtën Tiranën me rezultatin 8-0, një rezultat me të cilin mbështetësit e Partizanit krenohen edhe sot e kësaj dite. Atë vit Partizani fitoi edhe titullin kampion, gjë që e përsëriti edhe në dy vitet pasardhëse, 1948 dhe 1949.

Ndërkohë Tirana, në sezonin 1985-1986 arriti të fitonte 7-3 ndaj Partizanit,. Bardheblutë vinin si kampionë në fuqi në atë takim dhe nuk kishin presionin e rezultatit. Prej disa javësh po zhvillonin disa ndeshje spektakolare, teksa kishin shënuar 5 gola në portën e Naftëtarit, 6 në atë të Apolonisë dhe më pas ishte radha e Partizanit, që të pësonte plot 7 të tillë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1, ndërsa në pjesën e dytë shpërtheu Tirana, duke shënuar me lojtarë si Shkëlqim Muça, Arben Minga dhe Agustin Kola, që ishin në një formë të jashtëzakonshme.

Lojtari që ka shënuar më shumë gola në derbin e kryeqytetit është pikërisht Refik Resmja me 14 realizime, i ndjekur nga Indrit Fortuzi dhe Agim Murati, konkretisht i Tiranës dhe Partizanit, me nga 11 gola. Këta janë emrat që e kanë bërë të madhe këtë sfidë, pasi përtej çdo dashurie, rivaliteti apo pasioni, është e bukur edhe për këtë anë të saj. Përtej çdo ndarjeje apo fanelle, në fund të gjithë bashkohen në stadium.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast