Spekullimet sapo kanë filluar. Pogba i ka thënë po Juventus

19 Nëntor, 2018 53 Pa Komente

“Paul Pogba i ka thënë ‘po’ Juventus”. Kjo është bomba e radhës që vjen nga shtypi anglez, që natyrisht shpesh e tepron me lajmet e veta të bujshme.

Megjithatë, spekulimet në lidhje me yllin francez të Manchester United bazohen te marrëdhënia e tij aspak e mirë me trajnerin Jose Mourinho dhe me deklaratat e dyshimta të vetë lojtarit, që duket i pakënaqur në Manchester.

Ditët e fundit kampioni i botës ka deklaruar se është mjaft i lumtur që është kthyer në Old Trafford, por nga ana tjetër nuk e ka harruar kurrë Juven dhe pas përballjes së fundit në Torino u përgjigj në mënyrë enigmatike, “Ku i dihet…”, kur u pyet për një kthim të mundshëm te bardhezinjtë.

Natyrisht, pyetja e madhe është se kur mund të transferohet Pogba te Juventusi. Bardhezinjtë kanë paratë dhe kanë dëshirë të blejnë lojtarë të mëdhenj, ndaj që në janar mund të tentohet goditja që do habiste Europën.