Spanja zgjedh trajnerin e ri. Ështe fitues i Champions League

9 Korrik, 2018 569 Pa Komente

Vjen edhe zyrtarizimi. Luis Enrique është trajneri i ri Spanjës. Presidenti i federatës spanjolle të futbollit Luis Rubiales ka zgjedhur ish teknikun e Barcelonës si pasues të Fernando Hierros. Luis Enrique ka firmosur një kontratë 2-vjeçare deri në përfundim të Euro 2020.

Në marrëveshjen mes palëve nuk ekziston asnjë klauzolë largimi ndërsa austriani do të marrë me vete në këtë aventurë të re edhe dy asistentët e tij besnikë, ish trajnerin e Celta Vigos Juan Carlos Unzue dhe përgatitësin atletik Rafel Pol. Përzgjedhjet e para të trajnerit të ri do të bëhen në datën 30 gush me Luis Enriquen që do të bëjë publikë emrat e lojtarëve për dy sfidat e para të Ligës së Kombeve ndaj Anglisë dhe Kroacisë pikërisht dy përfaqësueseve që do të sfidojnë njëra-tjetrën në një prej gjysmëfinaleve të Kupës së Botës.

Luis Enrique do të prezantohet zyrtarisht në ditët e ardhshme ndërsa për t’u ulur në stolin e Spanjës ai mposhti konkurencën e Quique Sanchez Flores dhe Michel. Ndërkohë si drejtor i ri sportiv i federatës spanjolle të futbollit është zgjedhur Jose Francisco Molina.

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast Regjistrohu tani dhe perfito 200 lekë bonus