Spanja Mbetet Pa Trajner? Lopetegui Mund Të Shkarkohet

13 Qershor, 2018 253 Pa Komente

Vetëm një ditë na ndan nga fillimi i Botërorit “Rusia 2018”, dhe kombëtraja e Spanjës është e alarmuar.

Trajneri i saj Julen Lopetegui ka thirrur një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp që do të mbahet sot në orën 10:30.

Për tu njohur me koeficientët më të lartë në treg dhe për të Luajtur Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Mediat spanjolle po e lidhin këtë konferencë më një largim të mundshëm të tij nga Kombëtarja spanjolle për faktin se ai tashmë është konfirmuar edhe si trajner i Real Madridit.

Gjithashtu raportohet se Presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales, është i zemëruar pse Lopetegui ka negociuar dhe e ka zyrtarizuar kalimin në Real Madridi në një kohë të papërshtatshme dhe kjo mund të çoj në shkarkimin e tij nga detyra si drejtues i kombëtares spanjolle.