Solari: “Kthesa nuk është meritë vetëm e imja por e të gjithë skuadrës”

12 Nëntor, 2018 56 Pa Komente

Santiago Solari vlerësoi përpjekjet e lojtarëve të tij dhe kritikoi lojën e ashpër, me të cilën Celta iu kundërvu Real Madrid. Trajneri nuk donte të hynte në debatin e vlerësimit të vazhdimësisë së tij të mundshme në stolin e bardhë, duke vendosur klubi mbi gjithçka:

“Pavarësisht lëndimeve që kishim, ekipi tregoi shumë personalitet. Celta luajti shumë ashpër. Casemiro e pësoi prej lojës në kufijtë e rregullores nga kundërshtari. Edhe Gareth Bale mori një goditje të vështirë për t’u duruar. E përsëris, Celta luajti lojë shumë agresive, në kufirin e rregullores, prandaj vuajtëm. Çfarë çelësi kam përdorur për kthesën e Real Madridit? Nuk ka çelës konkret, por thjesht jemi munduar të punojmë në qetësi dhe duke larguar presionin. Në këtë kthesë kanë meritë të gjithë, jo vetëm unë si trajner. Vazhdimësia ime? Gjëja më e rëndësishme është që të bëjmë atë, që është e nevojshme për të mirën e ekipit. Çdo gjë tjetër nuk ka rëndësi. A duan lojtarët, që unë të vazhdoj? E përsëris, gjëja e rëndësishme është të bëjmë atë që është e nevojshme për të mirën e Real Madridit. Të gjithë lojtarët kanë treguar personalitet të madh, por Karim Benzema na ka dhënë një dorë të mirë në këtë ndeshje. Natyrisht, goli i parë ishte spektakolar, Karim la shenjë edhe te goli i dytë. Sulmoi, krijoi hapësira…, zhvilloi një lojë shumë të plotë. A e meritoj ta heq etiketimin “trajner i përkohshëm”? Klubi duhet të bëjë çfarë është e nevojshme, më të mirën për Real Madridin, asgjë tjetër s’ka rëndësi. Bilanci i ndeshjes? U shfaqëm si ekip i bashkuar, në sulm dhe në mbrojtje. Kemi qenë agresivë në sulm, përndryshe nuk do të shënonim katër gola. Kjo dëshmon personalitet dhe karakter. Ishte një ndeshje shumë e vështirë, përballë një kundërshtari, që luajti në kufijtë e rregullores”.