Simeone i thotë jo Arsenalit

26 Prill, 2018 151 Pa Komente

Në një konferencë për shtyp para takimit të tij me klubin anglez në Ligën e Evropës, bosi i Atletico përjashtoi një lëvizje në Emirates këtë verë.

Në javët pas shpalljes së dorëheqjes së Arsene Wenger si menaxher i Arsenalit, shumë emra janë paraqitur si zëvëndësime të mundshme – duke përfshirë trajnerin e Atletico Madridit, Diego Simeone. Por, para se këto thashetheme të mund të merrnin ndonjë vrull, argjentinasi i kundershtoi në konferencën për shtyp para ndeshjes.

“Jo unë nuk kam folur me askënd në Arsenal lidhur me pozicionin sepse dua të qëndroj këtu në Atletico dhe jam shumë i lumtur”, tha Simeone. Megjithatë, ai kishte një lëvdatë për francezin, duke deklaruar: “Unë e admiroj shumë Arsene Wengerin. Ai është një profesionist i madh dhe ai ka pasur mundësi shumë herë gjatë viteve për tu larguar në një klub tjeter por zgjodhi të qëndrojë tek Arsenali”.

“Për një trajner të ri – që unë ende e konsideroj veten të tillë – ai është një figurë për të parë, respektuar dhe admiruar”.