Sapo Ka Firmosur Me Juventus Por Mund Të Largohet Sërish

11 Qershor, 2018 651 Pa Komente

Manchester City është gati të ofrojë 100 milioën euro për anësorin e Juventusit, Douglas Costa – bën të ditur Sport MediasetPep Guardiola e dëshiron brazilianin në Etihad Stadium, pasi Manchester Unitedi ka dështuar që ta transferojë deri më tani. Juve sapo e ka aktivizuar opsionin e blerjes së lojtarit nga Bayern Munichu për 40 milionë euro, ndërsa kishte paguar edhe gjashtë milionë euro të tjera për huazimin njëvjeçar.

Për tu njohur me koeficientët më të lartë në treg dhe për të Luajtur Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Në këtë mënyrë, 27-vjeçari ka kontratë me Zonjën e Vjetër deri në vitin 2022. Në sezonin debutues në Serie A, braziliani shënoi gjashtë gola dhe dhuroi 14 asistime duke qenë njëri prej lojtarëve më të mirë në suksesin e dyfishtë të Juves. Në rast se City paguan vërtet 100 milionë euro për Costan, Bianconerët mund t’i shfrytëzojnë ato para për përforcimin e skuadrës.

Mesfushori i Lazios, Sergej Milinkovic-Savic, është një prej shënjestrave kryesore të Juventusit, ndërsa shërbimet e tij i kërkon edhe Manchester United.