Rummenigge: “Do të ndërhyjmë në merkato por me logjikë”

23 Nëntor, 2018 158 Pa Komente

“Blerje në janar? Me planifikimin e ekipit merret Hasan dhe ai po punon për këtë. Por jemi akoma në nëntor, është shpejt për të folur. Në javët që vijnë do kemi kohë të diskutojmë dhe marrim vendime në qetësi. Merkatoja e verës? Unë mendoj se kemi akoma një ekip shumë të mirë, vetëm 6 muaj më parë dominoi kampionatin dhe u eleminua pa fat në gjysëmfinale të Champions League. Por në verë duhet dhe do bëjmë ndryshime. Bayerni është karakterizuar gjithmonë nga blerje me logjikë dhe jo të çmendura, kjo është filozofia jonë dhe do vazhdojë. Megjithatë ekonomikisht jemi të mbuluar mirë, kemi mjaftueshëm rezerva nëse do e shohim të nevojshme.”