Ronaldo dhe Juventus. Shansi i fundit për Topin e Artë

24 Nëntor, 2018 166 Pa Komente

Nuk është ende zyrtare, por sipas disa raportimeve, duket se Cristiano Ronaldo do të mbetet jashtë listës përfundimtare të kandidatëve favoritë për fitimin e trofeut të “Topit të Artë 2018”, teksa Kylian Mbappé, Luka Modric dhe Raphael Varane sponsorizohen deri tani si figurat potenciale për podiumin e çmimit prestigjoz. Që të tre këta kandidatë ia dolën mbanë të mbërrinin deri në finale e Kupës së Botës, të zhvilluar këtë vit në Rusi, ku u përballën Franca me Kroacinë. Është pikërisht kjo arma shtesë ndaj Messi dhe Ronaldos.

Sikurse raporton “Il Bianconero”, Ronaldo është i motivuar që të fitojë me Juventus, pasi po stërvitet shumë fort me bardhezinjtë së fundmi. “CR7? E vetmja gjë që mund të them është se kur u ktheva dje në Continassa, pashë Ronaldo duke u stërvitur fuqishëm, si gjithmonë. Ai është një shembull i jashtëzakonshëm dhe jep gjithmonë më të mirën e tij në stërvitje dhe në fushë”, deklaori De Sciglio.

Legjenda portugeze e di mirë se nëse dëshiron të fitojë sërish “Topin e Artë”, atëherë ai duhet të fitojë kompeticionin e rëndësishëm të UEFA Champions League me Juventus. Bardhezinjtë ia kanë dalë mbanë që të shkojnë në dy finale të Championsit vitet e fundit, por duke humbur në finale përballë Real Madrid të Ronaldos dhe Barcelonës së Messi. Tani është në dorën e CR7 që të ndihmojë Juventus të fitojë trofeun më prestigjoz për klube. Koha do të tregojë nëse CR7 është akoma po aq i uritur sa më parë.