Roma Mbretëreshë e Merkatos. Firmos Me Sulmuesin Holandez

12 Qershor, 2018 412 Pa Komente

Justin Kluivert mund të quhet zyrtarisht futbollist i Romës. Sulmuesi holandez, djali i Patrick Kluivert, golashënuesit të tretë më të mirë të Holandës (40 gola), ka zbarkuar në Romë në orët e vona të së hënës, ndërsa gjatë mesditës së sotme pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të hedhë të zezën mbi të bardhë.

Për tu njohur me koeficientët më të lartë në treg dhe për të Luajtur Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Transferimi i tij në Serinë A i ka kushtuar Romës 20 milionë euro. 19-vjeçari do të firmosë një kontratë 5-vjeçare, nga e cila do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Kluivert u prit në aeroport nga rreth 250 tifozë verdhekuq, që e përshëndetën blerjen e re me kore dhe flamuj.

 

unnamed