Roberto Carlos: “Ky futbollist Anglez Është Një Brazilian i Vërtetë”

12 Qershor, 2018 238 Pa Komente

Roberto Carlos vlerëson kombëtaren e Anglisë, sepse talenti nuk i mungon, por ka një lojtar mbi gjithë të tjerët që e mahnit sa herë që e sheh në aksion.

Ish-mbrojtësi i “Seleçaos” dhe specialisti i goditjeve të dënimit është gati të vërë bast për Dele Alin, pa dyshim talentin më të madh që kanë në përbërje, sipas tij, “Tre Luanët”.

Për tu njohur me koeficientët më të lartë në treg dhe për të Luajtur Online Kliko Ketu lottosport.com.al

“Sa herë që e shoh atë në aksion, bindet gjithmonë e më shumë se Alli ka gjak ‘brazilian’, ka ritmin dhe klasin tonë, më dhuron gjithmonë një ndjesi kënaqësie. Pata mundësinë që ta shoh në aksion edhe nga tribuna, në rastin e sfidës Real Madrid-Tottenham, në Champions, dhe ishte thjesht mbresëlënës.

Edhe pse është mjaft i gjatë, ka ditur që të përshtatë zhdërvjelltësinë me topin. Kam bindjen se do të jetë një protagonist i madh në këtë turne. Pse jo, do të ishte bukur ta shihja në fazën finale, në një sfidë mes Anglisë dhe Brazilit.