Robert Lewandowski. Një ‘rrezik’ Për ‘Këpucën e Artë’

13 Qershor, 2018 187 Pa Komente

Robert Lewandowski konfirmohet si nga sulmuesit favoritë për të fituar Këpucën e Artë në Botërorin Rusi 2018-të edhe pse gjithçka do të varet nga ecuria e Polonisë në këtë kompeticion. Skuadra e Adam Nawalka tregoi një formë shumë të mirë vetëm pak ditë para debutimit në Botëror duke mposhtur në miqësoren e fundit Lituaninë me rezultatin 4-0.

Për tu njohur me koeficientët më të lartë në treg dhe për të Luajtur Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Në Varshavë, Lewandowski i cili është në qëndër të merkatos dhe me shumë gjasa do të largohet nga Bayerni gjatë kësaj vere, realizoi 2 herë në minutat 19 dhe 33-të ndërsa në minutën e 70-të sulmuesi i talentuar i Sampdorias Kownacki shënon golin e tretë. Në minutën e 83 ishte Blaszczykowski që vulosi rezultatin ne 4 – 0.

Në formë të mirë u shfaq edhe një prej rivalëve të Polonisë në grupin H, pikërisht Japonia që mposhti në miqësore me rezultatin 4-2 Paraguain. Në miqësoren e zhvilluar në Insbruck të Austrisë, Japonia përmbysi avantazhin provizor të amerikano-jugorëve me Romeron, duke realizuar 4-herë në pjesën e dytë. Spikati sulmuesi Inui me një dygolësh ndërsa gjeti rrugën e rrjetës dhe Kagawa.