Real Madrid nuk do të rinovojë kontratën e Luka Modric

23 Nëntor, 2018 145 Pa Komente

Florentino Perez ka nisur zbatimin e një plani, që do të sjellë rinovimet e kontratave të lojtarëve kryesorë në skuadër. Por supriza e madhe është se në listën e futbollistëve, mungon emri i Luca Modricit. Tek “Los Blancos”, mendojnë se nuk do të ishte një ide e mirë të nënshkruhej një marrëveshje tjetër afatgjatë, me një futbollist i cili shumë shpejt do të mbushë 34 vjeç.

Agjenti i kroatit, Vladica Lemic, ka provuar të kontaktojë me drejtuesit më të afërt të Florentino Perezit, por ka marrë përgjigje negative për rinovimin e kontratës së kapitenit të Kroacisë. Aktualisht, Modric përfiton 8 milionë euro në sezon, me marrëveshjen e cila skadon deri në vitin 2020, por ky vendim i Perezit mund të ndikojë në të ardhmen e lojtarit.
Sigurisht, për ish-futbollistin e Tottenham ka pasur një interesim të madh nga Inter gjatë merkatos së verës, por asgjë konkrete.

Gjithsesi, me ardhjen e Giuseppe Marottas, i cili pritet të ketë peshë në merkato, tratativa mund të ketë një përshpejtim. Ndërkohë, Real po mendon që tani për zëvëndësuesin e Modricit. Bëhet fjalë për një tjetër lojtar të Tottenhamit, Christian Eriksen. Danezi pëlqehet shumë edhe nga Paris Saint-Germain, por londinezët nuk kanë ndërmend ta lëshojnë “yllin” e tyre për më pak se 80 milionë euro. Është ulur gjithashtu mundësia për të parë Neymarin në Madrid, me brazilianin që pritet të rikthehet verën e ardhshme te Barcelona.