Real Madrid në kërkim të një trajneri. Nuk është Conte kandidati kryesor por argjentinasi…

30 Tetor, 2018 72 Pa Komente

Ardhja e Santiago Solari në krye të stolit të Real Madrid nuk e ka qetësuar situatën në kampin e “Los Blancos”, të cilët mesa duket vijojnë kërkimet për një trajner që do t’u rikthejë në lavdinë e dikurshme.

Madrilenët duan Mauricio Pochettino deri në fund të nëntorit, ku ky i fundit vetëm një ditë më parë, pranoi se ka nisur sezonin më të keq të karrierës së tij në Tottenham.

Siç shkruan “The Sun”, përfaqësues nga “Santiago Bernabeu” janë takuar me njerëz të afërt me 46-vjeçarin javën e kaluar në Londër dhe i kanë dorëzuar raporte premtuese kryetarit Florentino Perez.

Antonio Conte ishte një nga emrat më të përfolur për të marrë drejtimin e Real Madrid pas një serie rezultatesh negative me Lopetegui në krye, por lojtarët nuk ishin dakord me stilin dhe mënyrën e tij e të të punuarit.

Një ndër arsye kryesore përse kampionët e Champions League nuk zgjodhën italinin është edhe Eden Hazard. Ky i fundit është objektivi i madh i Real Madrid dhe emërimi i Conte do të kishte ndikuar që të rinovonte kontratën me Chelsea.