Real Madrid ka gati ofertat për 2 yje të Premier League

20 Nëntor, 2018 52 Pa Komente

Real Madrid po vëzhgon tregun për verën e ardhshme. Në agjendë janë dy emra: Marcus Rashford dhe Christian Eriksen. Sipas të përditshmes britanike “The Sun”, Real-i po përgatitë një buxhet prej 101 milionë eurosh për t’i marrë të dy lojtarët. Për sulmuesin e Manchester United do të ofrojnë 56,1 milionë ndërsa për mesfushorin e Tottenham-it 44,9 milionë.

Gazeta britanike thekson se Rashford shihet si Cristiano i ardhshëm dhe një shtyllë e rëndësishme për sulmin e “Los Blancos”. Sulmuesi United tregoi potencialin e tij në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve të Anglisë me Kroacinë. Madrilenët kanë parë ndeshjet e fundit të “Djajve të kuq”, kështu në Angli u hamendësua se ishte për shkak të Pogba-s dhe Lukaku-t, por “The Sun” tregon se nën radarin e Real-it është Rashford.

Ndërsa Eriksen-in e shohin si lojtarin ideal për të marrë nga Luka Modric në mesfushë. 26 vjeçari danez ka 18 muaj që luan me Tottenham-in dhe duke u bazuar në pagat e mesfushorëve, danezi nuk është i lumtur teksa Dele Alli-t i është rritur paga në 168,000 euro në javë ndërsa përmirësimi i tij është i ngadaltë.

Rashford ka luajtur 13 ndeshje, ka shënuar 2 gola dhe ka dhënë një asist, ndërsa Eriksen ka luajtur po 13 ndeshje, ka shënuar 1 gol por ka dhënë 4 asiste.