Real Madrid gjen zëvendësuesin e Casemiro?

27 Tetor, 2018 77 Pa Komente

Real Madrid kërkon forca të freskëta në mesfushë. Mësohet se një përfaqësues i klubit spanjoll ka udhëtuar në Argjentinë ku ka patur bisedime me Boca Juniors për kolumbianin Wilmar Barrios, i konsideruar si një luftëtar në qendër të mesfushës.

Ai shihet si alternativë për Modriçin dhe Casemiron te Real Madrid, ndërsa klubi argjentinas pak ditë më parë i rinovoi kontratën, duke ia rritur klauzolën e largimit në 24 milionë dollarë. Në verë për lojtarin ishin në garë Tottenham, Inter dhe Everton, ndërsa tani duket se Real Madrid synon ta mbyllë shumë shpejt blerjen e tij për merkaton e dimrit.