Ramsey përgatitet për tu larguar. “Te Tottenham nuk do të shkoj as për paratë e gjithë Botës”

26 Tetor, 2018 83 Pa Komente

Aaron Ramsey ende ndihet i habitur me trajtimin që Arsenal i ka bërë, duke e lënë plotësisht në errësirë sa i përket vendimit për t’u tërhequr nga ofrimi rinovimit. Lojtari i kombëtares së Uellsit ka vendosur që të largohet nga “topçinjtë”pasi ai nuk mori asnjë ofertë deri më 26 shtator, megjithë dëshirën që ka për të qëndruar në klubin ku ai e ka shumë për zemër. Por ajo që atë e mërzit është fakti se asnjë nga drejtuesit nuk i ka thënë gjë për këtë tërheqje.

“Mirë, për momentin nuk kam kontratë në tavolinë kështu që nuk kam çfarë të marr në konsideratë. E dimë që oferta e re u rimor. Nuk e di saktësisht përse, sepse ne e kishim gjetur akordin edhe isha gati të firmosja. Diçka ndodhi, nuk e di çfarë, po kontrata nuk gjendet më në tavolinë. Shpresoj që dikush do të vijë të më thotë pse. Do ta pranoj po të ketë arsye. Pavarësisht kësaj jam i përqendruar te loja. Kur të jetë koha, do ta gjej çfarë ndodhi.”, tha Ramsey.

E ardhmja e tij mund të vazhdojë të jetë në Premier League, ku klube si Manchester United, Chelsea dhe Juventus kanë shfaqur interes. Ndërkohë që një gjë është e sigurt.

“Nuk do të vete kurrë te Tottenham-i. Nuk iki për para te një ekip, por të bëj lojën time”, e mbylli Ramsey