Ramsey: E duam trofeun për Wenger

26 Prill, 2018 158 Pa Komente

Aaron Ramsey thotë se largimi i Arsene Wenger nga Arsenali është motivim shtesë për të fituar Europa League.

Aaron Ramsey është i vendosur të japë gjithcka për të fituar Europa League meqënëse Arsene Wenger është duke u larguar dhe fitorja e këtij trofeu do ti dedikohet atij.

Të premten e kaluar, Gunners njoftoi se Wenger do të largohet nga klubi pas gati 22 vitesh dhe, nëse Arsenal mund te kualifikohet në fazën e gjysmë-finales me Atletico Madrid, për të shkuar në finalen e Europa League në Lyon muajin e ardhshëm do të ishte një largim i duartrokitur nga të gjithë.

Wenger kurrë nuk ka fituar një garë evropiane dhe, më shumë për klubin, mund të sigurojë Champions League për sezonin e ardhshëm, nëse ata do ta fitojnw këtë kompeticion.

Ramsey, i blerë nga Wenger në vitin 2008 dhe i trajnuar nga francezi gjatë dekadës së fundit, pranon se njoftimi i largimit të tij ishte një “goditje masive” për të dhe shokët e tij të ekipit dhe dëshiron të laj këtë ”borxh” të përhershëm me menaxherint duke i dhënë atij një trofe të fundit për të ngritur.

Ai tha: “Është një motivim masiv, të vendosësh emocionet në njërën anë dhe ti përdorësh për të vazhduar dhe të fitosh këtë trofe për të.

“Sezoni i ardhshëm do të jetë i çuditshëm kur ai nuk do të jetë më këtu, por për momentin ai është, dhe ne duhet ta përfundojmë sezonin sa më mirë që të jetë e mundur që Wenger të marrë largimin e merituar.”

“Ne të gjithë e dimë se një ditë ai do të japë dorëheqjen si menaxher, dhe ajo ditë ka ardhur dhe ishte një goditje masive për ekipin.

“Por ne duhet t’i vendosim këto emocione pas nesh dhe ti përdorim si motivim për të përfunduar sezonin sa më mirë, dhe shpresojmë se ne mund ti japim diçka dhe të lejojmë që emocionet e tjera të vijnë pasi të përfundojë sezoni”.