Ramsey drejt Milan. Arsenal kërkon Juan Mata

30 Tetor, 2018 12 Pa Komente

E ardhmja e Aaron Ramsey mund të jetë në Itali dhe me shumë mundësi te skuadra e Milan. Por kuqezinjtë duhet të tregohen të shpejtë, pasi për 27-vjeçarin interesohen edhe ekipe si Chelsea, Manchester United dhe Everton, të cilët janë gati të konkurrojnë për mesfushorin. Gjithsesi, ajo që dihet është se uellsiani do të largohet nga Arsenal në qershor, kohë kur i skadon edhe kontrata.

Për të zëvendësuar Ramsey, “Topçinjtë” kanë hedhur sytë nga Juan Mata, kontrata e të cilit me Manchester United është pranë skadencës, por lojtari ka një pagë shumë të lartë, gjë që mund të bëhet problem për kalimin e tij nën urdhrat e Emery.