Ramos: Salah është vetëm një nga 11 lojtarët.

4 Maj, 2018 201 Pa Komente

Liverpool dhe Real Madrid u kualifikuan javën e kaluar në Ligën e Kampionëve. Mohamed Salah ka qenë në një formë të jashtëzakonshme në këtë sezon, por mbrojtësi i Madridit Sergio Ramos e sheh atë si ‘një nga 11 lojtarët’ të Liverpool.

Sergio Ramos pranoi në Daily Mail se, pavarësisht se sa egjiptiani ka shënuaa gola këtë sezon, nuk ka frikë. “Ne kemi parë atë që Salah mund ta bëjë këtë sezon, por ai do të jetë vetëm një nga njëmbëdhjetë lojtarë me të cilët përballemi kundër Liverpulit”.

Qendr-mbojtësie ka qenë pjesë e skuadrës së Madridit për më shumë se një dekadë dhe është përballur me sulmuesit më frikshem në botë: “Gjatë karrierës sime, unë jam ballafaquar me lojtarët më të mirë në botë, shumë prej të cilëve konsiderohen ndër më të mëdhenjtë ndonjëherë. Për mua nuk ka asnjë frikë. Respekt, po, por kurrë frikë ‘.

Mbrojtësi është i bindur se skuadra e tij do të fitojë Ligën e katërt të Champions League në pesë vjet: ‘Ne nuk mund të jemi arrogantë, por mund të jemi të sigurt. Ne e dimë se është në ADN-në e Real Madridit për të fituar Ligën e Kampionëve. Ne jemi gati për të mbrojtur titullin tonë për herë të dytë – ne nuk do ta lejojmë atë të shkojë lehtë. Me gjithë respektin, ndoshta në fillim të fushatës Liverpool nuk ishte ekipi që njerëzit mendonin se do të ishin në finale, por ata janë këtu, sepse ata meritojnë të jenë këtu “.