Ramos braktis ndeshjen, shkon në banjo

10 Mars, 2018 201 Pa Komente

Situatë komike në minutën e 73-të të ndeshjes mes Eibarit e Realit, sepse për 5 minuta Reali luajti me 10 lojtarë. Sergio Ramos doli nga fusha dhe vrapoi për në dhomat e zhveshjes, mes habisë totale, sepse Reali i kishte bërë të tre ndërrimet. Pas ndeshjes trajneri Zinedin Zidan u pyet për këtë çështje dhe u tregua i sinqertë: “I shpëtoi m…, nuk e mbante dot, ç’të bënte?”. Vetë Ramos e mori me humor pas ndeshjes, duke shkruar në rrjetet sociale: “Natyra thërret. Dal, kthehem, rinis sulmin, gol, kthim në shtëpi. Ecim përpara”.