Raiola: ‘Balotelli vlen €100M’

4 Prill, 2018 132 Pa Komente

Mario Balotelli është në dispozicion në një transferim të lirë kur kontrata e tij skadon këtë verë, dhe agjenti Mino Raiola thotë se italiani është një ujdi. Ai gjithashtu bëri publike se është në bisedime me një mori të klubeve të Premier Ligës dhe Serie A.

“Mario është gati të kthehet”, tha Raiola. “Ai është pjekur dhe është një nga dhjetë sulmuesit më të mirë në botë. Në Itali, ai është numër një”.

Ai ka vlerë 100 milionë euro, por kontrata e tij po mbaron, kështu që ai do të jetë një ujdi “.

“Po bisedoj me klubet në Angli dhe Itali, kam folur me Juventusin, Romën, Napoli dhe Interin”.