PSG ka gati një çek të majmë për Antoine Griezmann

25 Tetor, 2018 27 Pa Komente

Një prej emrave të mëdhenj të futbollit europian kandidat për trofeun prestigjioz të Topit të Artë është kthyer në objektivin kryesor për klubin francez të Paris Saint Germain. Siç raportojnë të përditshmet spanjolle sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann projektohet si zëvendësuesi absolut në rast largimi të një prej emrave të mëdhenj të organikës së Thuchel, Edinson Cavani ose Neymar.

Griezmann, i cili njehrazi ka fituar trofeun e Europa League dhe ka ngritur edhe trofeun e Superkupës europiane me Atletico, rezultoi një prej faktorëve kryesorë drejt suksesit të kombëtares franceze në Botërorin e Rusi 2018, ndaj për të arritur shërbimet e tij klubi kampion i ligës së parë projekton një ofertë prej 150 milionë eruosh plus një pagë prej 35 milionë eurosh në sezon, që do ta kthente sulmuesin francez ,automatikisht në një prej lojtarëve më të paguar në botë.

Griezmann që arriti perfeksionimin si prefisonist me fanellat e klubeve spanjolle nuk ka luajur më parë në kampiontin vendas. Ai është kthyer në një prej goleadorëve më të mirë të futbollit europain me një statstikë prej 116 golash përgjatë katër sezoneve me Atleticon si dhe numëron 43 asiste. 27-vjeçari ka një etikë pune të jashtëzakonshme dhe kreativitet në sulm, që e bëjnë atë një kërcënim potent në fushë.

Përshtatja që ka treguar me Mbappen në përfaqësuesen franceze,do të rezultonte një kartë fituese për sulmin e klubit kryeqytetas. Sigurisht që ky prashikohet si një transferim i vështirë në terma financiarë, por në këto të fundit largimi i një prej emrave potencialë të organikës franceze do të krijonte likuiditetin e nevojshëm për të investuar tek talenti i Antoine Griezmann.