Problem ekonomik apo nuk ka më të mirë? Sampaoli konfirmohet trajner i Argjentinës

10 Korrik, 2018 482 Pa Komente

Pavarësisht një paraqitjeje skandaloze në “Rusi 2018”, Federata Argjentinase e Futbollit vendosi të konfirmojë Jorge Sampaolin si trajner, edhe për edicionin e Kupës së Amerikës, më 2019-ën.

Vendimi u bë i ditur para pak orësh nga vetë federate, ndërsa shkaqet janë sa ekonomike, aq edhe sportive, pasi mungojnë alternativat. Jorge Sampaoli ka një kontratë me Federatën Argjentinase dhe në rast shkarkimi do të duhet të dëmshpërblehet me 7 milionë euro, një shifër aspak për t’u neglizhuar.

Nga ana tjetër, për momentin drejtuesit e Federatës nuk kanë gjetur asnjë emër të përshtatshëm, për t’i besuar drejtimin e skuadrës në këtë moment të vështirë, kur pritet edhe rinovimi i ekipit.

Kujtojmë që Argjentina kaloi me shumë vështirësi grupet në Rusi dhe u eliminua në fazën e 1/8-ave, pasi u mposht nga Franca me rezultatin 4-3, ndërsa Lionel Messi mbeti tërësisht në hije.

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast

Regjistrohu tani dhe perfito 200 lekë bonus