Prezantohet Luis Enrique: “Jam këtu për të fituar sërish tituj të rëndësishëm”

20 Korrik, 2018 177 Pa Komente

Luis Enrique bëri prezantimin e tij si trajner i përfaqësueses spanjolle. Ish-trajneri 48-vjeçar, që ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Federatën Spanjolle të Futbollit, u shfaq në konferencën për shtyp të organizuar bashkë me presidentin Luis Rubiales dhe Drejtorit Sportiv Juan Francisco Molina.

“Jam shumë entuziast dhe jemi këtu për të bërë të mundur fitimin e një kompeticioni të rëndësishëm në 2 vitet e ardhshme. Do të bëjmë një analizë të thellë të asaj që ndodhi me përfaqësuesen dhe do të më pëlqente të vazhdoja punën e Lopeteguit dhe Hierros të cilët i falënderoj. Kemi tre evenimente që nuk fitojmë asgjë. E kam përjetuar një situatë të ngjashme edhe te Barcelona dhe ideja ime është që të evoluojmë. Janë shumë vendime që duhen marrë, duhet bërë ndryshimi i brezave dhe duhet të studiojmë çdo çështje personale. Kjo kombëtare na ka bërë më të mirë dhe e gjithë bota na admironte. Por kemi shumë gjëra për të përmirësuar. Nuk do të ketë revolucion në skuadër, por ndryshime”, shprehet Luis Enrique, trajner i Spanjës.

Luis Enrique si futbollist ka qenë pjesë e dy gjigantëve të futbollit spanjoll, Real Madrid e Barcelona. Me kombëtaren e Spanjës me të cilën ka fituar medaljen e artë në Lojërat Olimpike të 1992, ka luajtur 62 ndeshje në 1991-2002 me 12 gola të shënuar. Si trajner, Luis Enrique ka drejtuar Barcelona B, Romën, Celta Vigon dhe Barcelonën me këtë të fundit ka fituar 9 trofe në 3 vjet në 2014-2017.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast