Presidenti i UEFA bën prapakthehu përsa i përket Champions League

14 Shtator, 2018 152 Pa Komente

Nuk do të ketë finale të Champions League në New York. Konfirmimi vjen nga presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin që këmbëngul se kjo ide nuk është hedhur ende në diskutim.

“Kjo ide aktualisht nuk është duke u diskutuar fare. UEFA nuk ka plane për të bërë finalen e Ligës së Kampionëve jashtë Europës”.-deklaroi Ceferin.

Reagimi vjen menjëherë pas deklaratës së drejtorit të “MediaPro” , Jaume Roures, që pretendoi se negociatat kishin nisur.

Ndërkohë La Liga tashmë ka nënshkruar një marrëveshje për të luajtur ndeshje të kampionatit spanjoll në SHBA, me Girona-Barcelona që ka gjasa të luhet në Florida në janar.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast