Pogba mendon për Juventus. “Është shtëpia ime”

2 Nëntor, 2018 48 Pa Komente

Paul Pogba i “shkel syrin” Juventus, pasi në një intervistë të dhënë për mediat angleze, ka pranuar se do të ishte një kënaqësi të rikthehej në Torino, ndonëse këto deklarata i lidhi me ndeshjen e kthimit të Ligës së Kampionëve.

“Juventus është shtëpia ime, është vendi ku kam shënuar golat e parë si profesionist dhe kam kaluar momentet më të bukura. Do të jetë një kënaqësi të kthehem. Shorti është ‘i çmendur’, e kisha parandjerë që në fillim se do të ndodhte kështu”, deklaroi mesfushori francez.

Më pas Pogba pranoi se ka miqësi dhe komunikon shpesh me disa prej futbollistëve të bardhezinjve, veçanërisht me Bonuccin, Cuadradon dhe Dybala, ndërsa u shpreh se ka mësuar shumë nga lojtarë si Chiellini, Buffon e Pirlo.

Mesfushori francez nuk po kalon një moment aspak të mirë te Manchester United, veçanërisht për shkak të marrëdhënieve të tensionuara me trajnerin portugez, Jose Mourinho, ndërsa mediat angleze raportojnë se në janar pritet të ndodhë edhe largimi i tij.