Pirlo: “Juventus i pakapshëm. Në të ardhmen e shoh veten trajner”

30 Tetor, 2018 34 Pa Komente

Andrea Pirlo ish mesfushori legjendar i Milan dhe Juventus në një intervistë për Sky Sport Italia, analizoi situatën në të cilën ndodhen bardhezinjtë dhe kuqezinjtë, ndërsa zbuloi se shumë shpejtë do të jetë sërish në futboll në rolin e trajnerit.

JUVENTUS – “Në skuadër ata kanë shumë lojtarë me cilësi dhe trajneri ka shumë alternativa në dispozicion, si Pjanic, Dybala, Ronaldo. Të tre janë lojtarë të mëdhenj. CR7 merr përparësi dhe me të në fushë është e lehtë dhe për lojtarët e tjerë që të vendosen në fushë. Ata nuk kanë shumë nevojë për këshilla”.

E ARDHMJA – “Kam përfunduar kursin e parë për trajner në verë dhe tani pres që të marr dhe licencën. Është diçka që më intrigon, por nuk e di në do të jem i suksesshëm. Në të ardhmen them se do ta ushtroj këtë profesion”.

CHAMPIONS LEAGUE – “Në Champions League shoh Liverpool, Barcelona, City, Bayern dhe Juventus si favorit. Seria A është diçka tjetër, pasi Juventus është dy hapa para të tjerëve”.

MILANI – “Gattuso po bën një punë të mirë dhe do e shihni në fushë shumë shpejt. E gjithë skuadra e ndjek dhe kjo është diçka pozitive. I takon atij që të vendosë nëse do të luajë me një apo dy sulmues të deklaruar.