Perez kërkon Hazard. Ofron 2 futbollistë në shkëmbim

6 Nëntor, 2018 151 Pa Komente

Real Madrid nuk ka ndërmend të fshehë më synimin madhor të merkatos, të sjellë fantazistin belg Eden Hazard në kryeqytetin spanjoll, për t’i besuar vendin e lënë bosh nga Cristiano Ronaldo.

Pas një starti sezoni për t’u harruar, Perez e ka kuptuar qartë tashmë se për të fituar duhen kampionë dhe se nuk mund të pritet që lojtarët e rinj të marrin për dore skuadrën.

Pikërisht për këtë arsye, numri 1 i madrilenëve po përgatit një ofertë për kapitenin e Chelsea, ku krahas parave, do të përfshijë edhe kartonët e mesfushorit kroat Matteo Kovacic dhe sulmuesit spanjoll Marcos Asensio.

Kovacic është aktualisht pjesë e bluve të Londrës, pasi është huazuar për një vit nga madrilenët, ndërsa Asensio shikohet si një futbollist me të ardhme të ndritur, ndaj drejtuesit e Chelsea mund të binden t’i hapin udhë transferimit.

Gjithsesi, ajo që është e sigurt, është fakti që ky transferim nuk do të mbyllet në janar, për vetë vështirë sinë e negociatave, ndaj gjithçka po negociohet për t’u konkretizuar në fillim të verës së ardhshme.