Për Panucci sot fillon e përpjeta. Në Elbasan luhet Shqipëri – Izrael

7 Shtator, 2018 107 Pa Komente

Ka pak më tepër se 1 vit që është ulur në stolin e Kombëtares Shqiptare të futbollit, ku zëvendësoi patriotin e tij Giani De Biasi, por për Christian Panuccin, vetëm sot do të fillojë testi i tij i vërtetë.

Italiani u ul në stolin e Shqipërisë më 19 Korrik të 2017-ës, në një periudhë kur kuqezinjtë i kishin humbur shpresat për të synuar një kualifikim të mundshëm në botërorin “Rusi 2018”.

Deri tani tekniku ka drejtuar Shqipërinë në 8 takime, ku regjistron 2 fitore, 1 barazim dhe 5 humbje, por objektivi ndaj tij gjatë kësaj kohe, ka qenë të gjejë skuadrën e duhur, me të cilën do të synojë një vend në Euro 2020.

 

Bonus 200 leke

 

Kështu pas më tepër se një viti eksperimentesh, zbulimesh dhe negociatash me futbollistë, tashmë ka ardhur momenti që puna e Panuccit të duket në fushë, teksa sonte në orën 20:45 Shqipëria do të presë Izraelin, në “Elbasan Arena”, në sfidën e parë të Ligës së Kombeve.

Situata në kampin kuqezi nuk është nga më të mirat, pasi disa futbollistë si Roshi e Sadiku, janë të dëmtuar, të tjerë liderë si Mavraj e Agolli nuk kanë shumë minuta në këmbë, ndërsa Grezda e Xhaka vijnë pas dëmtimesh të gjata dhe nuk kanë rigjetur formën e tyre më të mirë.

Megjithatë, në konferencën për shtyp të ditës së djeshme, Panucci nuk përdori justifikime, por u shpreh i kënaqur me punën e grupit dhe besimplotë për një rezultat pozitiv në “Elbasan Arena”.

Luaj online ne Lottosport  www.lottosport.com.al

#LottosportMobile #LuajMeNe #LuajOnline #NePaguajmeNeCast