Pep Guardiola Arrin Akordin Me Lojtarin E Dëshiruar

11 Qershor, 2018 362 Pa Komente

Manchester City realizon goditjen e madhe në merkato. Pasi nuk arriti dot tek ai në merkaton e janarit edhe pse e kërkoi me ngulm, Pep Guardiola tashmë do të ketë në skuadrën e tij lojtarin e shumëdëshiruar. Drejtuesit e Citiziens kanë arritur marrëveshjen me Leicester City-in për transferimin në Etihad Stadium të alegjerianit Riyad Mahrez për shumën rekord të 85 milionë eurove.

Për tu njohur me koeficientët më të lartë në treg dhe për të Luajtur Online Kliko Ketu lottosport.com.al

Mungon ende zyrtarizimi por akordi mes palëve është arritur dhe tanimë Mahrez mund të konsiderohet lojtari më i ri i kampionëve të Anglisë, por njëkohësisht futbollisti më i shtrenjtë i blerë ndonjëherë nga Manchester City.  Në janar Leicester kishte refuzuar çdo ofertë të City-it për futbollistin afrikan por duke parë edhe raportin e vështirë mes lojtarit dhe drejtuesve të klubit, Dhelprat pranuan ofertën e kampionëve të Anglisë për Mahrez prej 75 milionë sterlinash, rreth 85 milionë euro.