Partizani në ‘telashe’ Kapiteni rrezikon operacionin

15 Tetor, 2018 150 Pa Komente

Lajmi i dhënë nga FSHF për dëmtimin e Alban Hoxhës dhe largimin e tij nga grumbullimi para sfidës me Izraelin u duk fillimisht një informacion rutinë dhe pa pasoja serioze, por në të vërtetë është tepër shqetësues në kampin e kuq, ku i frikësohen më të keqes.

“Gardiani” i Partizanit ka probleme në gju, fatkeqësisht në të njëjtin vend ku ka qenë dëmtuar edhe më parë, por këtë herë frika është se mos është e pashmangshme ndërhyrja kirurgjikale.

Gjithsesi, do të jetë ekzaminimet më të detajuara ato që do të përcaktojnë shkallën e saktë të dëmtimit dhe programin që duhet ndjekur për t’u rikuperuar sa më parë.

Nëse konfirmohet skenari më i keq, Hoxha duhet t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, që do të thotë se duhet të qëndrojë shumë muaj jashtë fushave të blerta, ose më saktë do të humbiste madje edhe sezonin. Do të ishte mëkat nëse Partizanit humbet kapitenin në momentin më të mirë, kur kryeson kampionatin dhe konsiderohet një nga favoritët kryesorë për të fituar titullin kampion.

Në këtë rast, drejtuesve të kuq u del si emergjencë ndërhyrja në merkato për të afruar një “guardian” të besueshëm, për të mos kompromentuar objektivat sezonalë.