Pagat e gjithë portierëve në Serie A, Donnarumma i pari Strakosha e Berisha në mesin e të ‘varfërve’

12 Janar, 2018 138 Pa Komente

Milani e ka bërë yllin e tyre portierin më të paguar në vit, duke i dhënë gjashtë milionë euro pagë vjetore.

 Por jo vetëm kjo, pasi ‘Rossonerët’ transferuan edhe vëllanë e madh të Donnarummas, Antonion i cili do të fitojë një milionë euro pagë vjetore.

 Ne vendin e dytë për pagën më të lartë mbetet Gigi Buffon me 4,5 milionë euro pagë vjetore.

Numri dy i Juventusit, polaku Wojciech Szczesny është portieri i tretë më i paguar në Serie A me 3,5 milionë euro pagë vjetore.

 Samir Handanovicin eshte ne vendin e katërt me 3.2 milion euro page vjetore.

Pepe Reina i Napolit zë vendin e pestë dy milionë euro pagë në vit, ndërsa nga 1,5 milionë në vit marrin Alisson Becker te Roma dhe Salvatore Sirigu te Torino.

Pagë të lartë te Roma ka edhe portieri rezervë polaku Lukas Skorupski që fiton 800 mijë euro në vit.

Ndër pagat më të ulëta në Serie A tek portierët i kanë edhe dy yjet shqiptarë, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha.

Prishtinasi paguhet 700 mijë euro në sezon te Atalanta që pas transferimit nga Lazio një vit më parë.

Ndërkohë Strakosha merr 100 mijë euro më pak, por çuditërisht Marcheti i Lazios që është zëvendës i Strakoshës paguhet 1,4 milionë euro në vit.