Neymar thyen rekord në Champions League

4 Tetor, 2018 26 Pa Komente

Këtë mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e javës së dytë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Neymar shënoi tri gola në fitoren 6-1 të PSG-së ndaj Crvena Zvedas.

Me këto tri gola, Neymar hyn në histori të Ligës së Kampionëve.

Braziliani ka barazuar rekordin e Kaka (30 gola), si braziliani me më shumë gola në kompeticionin më të rëndësishëm europian në rang klubesh.