Neymar pranon problemet me Cavani

16 Prill, 2018 105 Pa Komente

Ardhja e Neymar në Paris Saint-Germain duhej të ishte lajmi më i mirë nga Parisi këtë sezon, por fokusi kryesor ishte në fërkimet e dyshuara mes brazilianit dhe shokut të ri Edinson Cavani.

Raportet thanë se të dy u onfliktuan se kush ishte ai që merrte përsiper gjuajtjen e penalltive, dhe tani Neymar ka folur hapur për këtë periudhë në klub.

“Njerëzit biseduan për atë si më shumë se ajo që ishte me të vërtetë, edhe pse është e vërtetë se ka pasur tensione dhe fërkime me Cavanin,” pranoi Neymar, duke folur për TV Globo. “Por ne e zgjidhëm shpejt.”

“Tri ditë pas asaj që ndodhi ne u ulëm dhe biseduam. Duhej ta zgjidhnim atë si një çështje personale pa përfshirë askënd tjetër.”